Salla dhe Fusha sportive
Programi ynë sportiv është një mënyrë e shkëlqyeshme që nxënësit të shijojnë frymën e konkurencës në një mjedis të sigurtë, të strukturuar, përdersia përdorin talentin për të arritur në një nivel të lartë. Procesi pedagogjik udhëhiqet ashtu që secili nxënës të jetë i suksesshëm dhe i motivuar. Loja si mjet relaksues është e pranishme në çdo orë të Edukatës Fizike. Programi mësimor ynë mësimor inkurajon fëmijët për marrëdhënie humane të ndërsjella sportive (fair play). Në shkollën tonë aftësitë e secili fëmijë trajtohen individualisht. Gjatë ushtrimeve dhe lojrave respektohen standardet e shkruara dhe aktet normative lidhur me kujdesin për siguri gjatë zhvillimit të aktiviteteve. Përveç aftësive themelore atletike, nxënësit e shkollës tonë mësojnë vlerën e praktikës, përgaditjes dhe këmbënguljes, si të punojnë së bashku për të arritur një qëllim të përbashkët dhe si të kenë sukses me karakter shembullor. Orën e Edukatës FIizike e mbajmë dy herë në javë me çdo klasë të përfshira prej klasës parafillore deri në klasën e dymbëdhjetë. Ne punojmë për të frumëzuar nxënësit që të jetojnë si udhëheqës në fushë dhe jashtë, dhe si qytetarë të përgjegjshëm. Qëllimi ynë është që të ofrojmë një përvojë pozitive për çdo nxënës. Gjimnazi Cambridge posedon dy salla moderne për zhvillimin e aktiviteteve sportive. Tereni i jashtëm sipas kërkesave të programit mësimor ku parfshihet:
- një fushë futbolli,
- një fushë basketbolli,
- kënd gjimnastikor,
- shtegu i atletikës ku përdoret edhe gjatë pauzës apo pushimit të gjatë për ecje dhe bashkbisedim ndërmjet nxënësve. Në këtë hapësirë janë të vendosur edhe stolat, të cilët nxënësit i shfrytzojnë për të shikuar ndeshjet që zhvillohen, për pushim dhe biseda.
- Basketboll
- Vollejboll,
- Futboll,
- Hendboll,
- Ping –pong ,
- Traun gjimnastikor,
- Paralelet
- Paralelja e shkallëzuar
- Unazat
- Kaluqin
- Dyshekët
- Dyshekët gjimnastikor për kercim lartësie
- Trampolina
- Dy garderoba me madhësi 20m2
- Dy banjo
- Një depo për veglat
- Një ambient për mësuesit
- Formimin e mbajtjes së drejtë të trupit ,
- Zhvillimin e aftësive lëvizore përmes lojrave të vogla sportive, lojrave shtafetare dhe në polygon.
- Zhvillimin e aftësive motorike(forcës, shpejtësisë, qëndrueshmërisë, koordinimit, fleksibilitetit etj)
- Zhvillimin e aftësive funksionale përmes aktiviteteve të ndryshme në natyrë ( shëtitje, vrapim, vrapim orientues etj)
- Të mësuarit e teknikës së vrapimit, kërcimit dhe hedhjes.
- Të mësuarit e teknikës së elementeve gjimnastikore dhe lidhja e tyre në tërësi-kompozime.
- Të mësuarit e elementeve themelore teknike dhe taktike dhe përdorimi I tyre në situata të lojës.
- Të mësuarit e disa valleve.
- Të mësuarit e sigurtë të skijimit ku çdo vjet mbahet kursi i skijimit.