Pse Gjimnazi Cambridge?

Ju faleminderit që po interesoheni për shkollën tonë. Që ta mësoni se përse duhet të zgjedhni Gjimnazin Cambridge për shkollimin e fëmjëve tuaj, ju ftojmë të na vizitoni në objektin e shkollës dhe të shihni nga afër kushtet që ofron shkolla jonë, si në aspektin e ambienteve të këndshme, po ashtu edhe aspektin e mirëpritjes nga një stafi i mrekullueshëm të cilët janë të përgatitur dhe e kryejnë punën e tyre me shumë përkushtim dhe dashuri.

Përkrahja dhe interesimi i gjithë stafit për nxënësit e bënë këtë vatër një institucion me norma evropiane sepse secili nxënës që është pjesë e jona është i vlefshëm. Pos krijimit të një ambienti të afërt e të dashur për nxënësit tanë, qëllimi ynë kryesorë është t’i aftësojmë ata që të përgatiten për një të ardhme të ndritshme dhe të jenë pjesën e universiteteve më të mira të Kosovës dhe të mbarë Evropës.

Nëse fëmijët tuaj bëhen pjesë e Gjimnazit Cambridge atëherë ata janë bërë pjesë e suksesit të paevitueshëm. Historia jonë e deritanishme dëshmon për profesionalizmin e shkollën sonë ku raporti i afërt në mes të mësimdhënësve, nxënësve dhe prindërve e bën këtë shkollë të veçantë për nga qasja mësimdhënies dhe mësim-nxënies.

Nëse zgjedhë shkollën e duhur atëherë ke zgjedhur dilemën më të madhe për arsimin e fëmijës tuaj. Të zgjedhësh një shkollë profesionale siç është Gjimnazin Cambridge, çdo gjë është më e lehtë, më e thjeshtë dhe shumë e përpikët. Si institucion që ofron edukimin dhe arsimimin e të gjitha niveleve parauniveristare të shkollimit, praktikojmë edhe mbajtjen e orëve shtesë dhe plotësuese që u mundësojnë nxënësve të aftësohen në lëndë të ndryshme dhe të mos kenë asnjë mangësi në këtë aspekt.

Numri i vogël i nxënësve në klasë është një tjetër tregues i rëndësishëm që e dallon shkollën tonë nga të tjerat. Kjo u mundëson mësimdhënësve t’i dedikojë kohën e nevojshme secilit nxënës gjatë orës mësimore, e nëse diçka është e paqartë për nxënësit, ata inkurajohen të shtrojnë pyetje për ta qartësuar çdo paqartësi të mundshme.

Të gjithë mësimdhënësit e shkollës sonë janë të kualifikuar dhe të përgatitur profesionalisht për lëndët përkatëse që ligjërojnë, gjë që u mundëson nxënësve të përvetësojnë secilën lëndë.Duke i pasur për bazë të gjitha këto të veçanta që ka shkolla jonë, natyrshëm lindë pyetja: Pse jo Gjimnazi Cambridge?

Copyright © 2020 Gjimnazi Cambridge Pejë. All Rights Reserved