Implementimi i ISO standardeve!

Lajmet e Fundit

Po fillojmë implementimin e ISO standardeve, ISO 9001 standard për menaxhimin e cilësisë dhe ISO 21001 standard për institucionet arsimore, me përkrahjen e BERZH Këshilla për Biznese të Vogla në Kosovë

Në kuadër të përkushtimit të “Gjimnazit Cambridge” për përmirësimin e vazhdueshëm dhe ngritjen e cilësisë në edukimin e nxënësve të shkollës sonë, po fillojmë implementimin e sistemit të menaxhimit të cilësisë përmes ISO 9001, si dhe me fokus të veçantë në çështjet e edukimit përmes ISO 21001, standard i posaçëm për institucionet arsimore.

Ky projekt do të realizohet në partneritet dhe i përkrahur financiarisht nga BERZH Këshilla për Biznese të Vogla në Kosovë, me ç ‘rast edhe falënderojmë programin për mbështetjen.

Ky investim do të ndikojë drejtpërdrejtë në përmirësimin e mëtutjeshëm të sistemit të edukimit të “Gjimnazit Cambridge”, duke stimuluar përsosmëri dhe inovacion në të nxënit e dijes.

Generic placeholder image

Lajmet e Fundit

Copyright © 2020 Gjimnazi Cambridge Pejë. All Rights Reserved