Bashkohu me ne në gjysëmvjetorin e II-të
Lajmet e Fundit
KONKURS
“Gjimnazi Cambridge – Pejë”, i licencuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë me numër licence 4452/02-I, bazuar në Ligjin Nr.04/L-032 për Arsimin Parauniversitar dhe Statutitn e Shkollës, shpallë konkurs për regjistrimin e nxënësve për gjysëmvjetorin e dytë të vitit shkollor 2020/2021, për nivelet si vijon:
Niveli parafillor
- Fëmijët duhet të kenë aftësi psiko-fizike dhe të rekomandohet nga pedagogu i shkollës për përshtatshmërinë për të vijuar procesin mësimor;
- Kërkesa për regjistrim (formulari merret në web faqe ose në kopje fizike në shkollë);
- Certifikata e lindjes;
- Dy fotografi.
Niveli fillor (klasa I-V)
- Kërkesa për regjistrim (formulari merret në web faqe ose në kopje fizike në shkollë);
- Certifikata e lindjes;
- Dy fotografi;
- Libreza nga klasa paraprake (vlenë për nxënësit nga klasa e II-të);
- Vlerësimi nga Pedagogu i shkollës.
Niveli i mesëm i ulët (klasa VI-IX)
- Kërkesa për regjistrim formulari merret në web faqe ose në kopje fizike në shkollë);
- Certifikata e lindjes;
- Dy fotografi;
- Libreza nga klasa paraprake
- Vlerësimi nga Pedagogu i shkollës.
Niveli i mesëm i lartë (klasa X-XII)
Gjimnazi Cambridge – Pejë, në nivelin e mesëm të lartë ofron këto drejtime:
Shkenca natyrore
Matematikë dhe Informatikë
Shkenca Shoqërore
Mjekësi e Përgjithshme
- Kërkesa për regjistrim (formulari merret në web faqe ose në kopje fizike në shkollë);
- Certifikata e lindjes;
- Dy fotografi;
- Dëftesa për përfundimin e shkollimit të mesëm të ulët (dëftesa e vitit paraprak për klasët XI dhe XII)
- Vlerësimi nga Pedagogu i shkollës.
Shënim:
- Nxënësit që regjistrohen në gjysëmvjetorin e dytë, përveç dokumenteve të lartë shënuara duhet të sjellin edhe fletëkalimin nga shkolla paraprake;
- Vendet për regjistrimin e fëmijëve janë të kufizuara.
Telefon: +383 44 138 366 | +383 49 554 500
E-mail: info@peja.kcg-ks.com
Adresa: Rr. “Muharrem Mitrovica”, pn. 30000 Pejë, Kosovë